Qëllimi i këtij aksioni ishte pastrimi i hapësirave publike, heqja e mbeturinave dhe mbjellja e disa fidanëve. Projekti mobilizoi anëtarët e shoqatës dhe shumë vullnetarë të komunitetit.
Aksioni pati ndikim të madh në ndërgjegjësimin për rëndësinë e mjedisit dhe u përmbyll me një ambient dukshëm më të pastër dhe më të rregullt. U realizua brenda një dite intensive pune.